Arrestohet fansi i çmendur dhe i dashuruar pas Miley Cyrus
Pëlqej
Mbrëmjen e kaluar një fans i çmendur i Miley Cyrus është arrestuar pasi ka hyrë pa leje në shtëpinë e saj në Los Angeles duke i lënë letra dashurie.

Personi në fjalë identiteti i të cilit nuk është bërë publik e përndjek këngëtaren e famshme që nga viti 2014 dhe thuhet se vuan nga një çrregullim mendor.

Në profilin e tij në Facebook ai shkruan se është i dashuruar pas Miley dhe se gjithashtu në të ardhmen do të zgjidhej si President i USA ku Zonja e Parë do të ishte ajo.

Ai e falenderon këngëtaren që vite më parë e hoqi qafe të fejuarin e saj Liam Hemsworth pasi kjo i hap rrugën individit misterioz t’i kërkojë dorën në martesë.

Momentalisht ai ndodhet në pranga ndërkohë që stafi mjeksor po i bën analizat për të parë se çfarë problem mendor ka ai.
Shtuar më 14/02/2018, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori