Arratiset miss-i, ja pse nuk dorëzon kurorën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Prej ditësh është kthyer tashmë në çështjen më të rëndësishme sa i takon arratisjes së një miss-i, e cila është larguar së bashku me kurorën, pasi thuhet se e kanë ofenduar lidhur me kryerjen e një operacioni.

Kjo gjë jo vetëm që nuk është pranuar nga ajo, por menjëherë është larguar pa lënë gjurmë. Bukuroshja e cila u shpall Miss Asia Pacific World 2014, i është kërkuar që ti nënshtrohej një ndërhyrje, pasi kishte një dekolte të vogël.

Kjo për të ka qënë mjaft fyese, ndërsa kërkon që ti kërkojnë ndjesë dhe se për të është e pavlerë kjo kurorë.

May Myat Noe nga Burma, u shpall Miss Asia Pacific World 2014 gjatë muajit maj në Korenë e Jugut. Sipas thashethemeve, mësohet se ish- missi është kthyer në Maynmar, së bashku me kurorën që vlen 100 mijë dollarë.

Lidhur me këtë çështje ajo është shprehur: “As që jam krenare për këtë kurorë. Nuk e dua një kurorë që vjen nga organizatorë me këtë lloj reputacioni. Nuk do t’ia jap mbrapsht koreano-jugorëve derisa të më kërkojnë ndjesë”. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori