E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Armina tregon për kontratën paramartesore: Do të ndahesha nga Shkëlzeni po ta kërkonte
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë tre vite bashkë, madje siç ka treguar blogerja, e ka marrë dhe propozimin për martesë nga partneri i saj, megjithatë martesa për Arminën është thjesht një letër.

Të dy bashkëjetojnë prej disa kohësh dhe me të drejtë Armina pyet veten ‘çfarë ndryshimi do të sjellë martesa?’ E ftuar në Pop Culture, blogerja tregoi si do të reagonte nëse Shkëlzeni do t’i kërkonte të firmoste një kontratë paramartesore dhe me ç’la të kuptohet, nëse diçka e tillë do të ndodhte nuk do të ishte aspak romantike, megjithatë nuk do të ndahej.

“Nuk është edhe aq romantike kjo gjëja,” tregon ajo, “por nuk do ndahesha. Një kontratë paramartesore nuk nënkupton vetëm ndarjen e pasurive, pronave, por dhe të gjërave të tjera që dikush në një çift do t’i ketë të sigurta. Nuk është shumë shumë romantike, por nuk besoj se do ndahesha.”
Shtuar më 03/11/2017, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori