Shkurt, pastër dhe qartë, Klea Huta rrëfen se si “ja rrëmbeu zemrën” Elgiti në fillimet e tyre (FOTO LAJM)

Nëse po prishni ndonjë rrëfim të gjatë dashurie, po jua themi që tani se ky nuk është rasti, pasi Klea ka zgjedhur ta tregojë shkurt, pastër dhe qartë si ja ka marrë zemrën Elgiti. Megjithatë, le ta nisim nga fakti që ata janë një ndër të ciftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbiz-it, prej më shumë se 1 viti prindër të një djali, Krid, dhe që duken më të dashuruar se kurrë.

Por si ka nisur historia tyre e dashurisë dhe cili ka qenë sekreti që Elgiti e ka bërë për vete Klean. Epo mesa duket kjo do të qëndrojë ende sekret në njëfarë mënyrë, pasi në përgjigjen e fundit që ka dhënë pikërisht për këtë pyetje në Instagram-in e saj, moderatorja ka thënë thjeshtë:

“Kishte ato mënyrat e veta”.

Megjithatë këtë fjali e ndjek me një këshillë për vajzën që e ka bërë pyetjen: “Askush nuk duhet të heqë dorë nga dashuria” dhe ndoshta kjo është ajo që Elgiti dhe Klea kanë bërë.