Kokë më kokë me “Big Brother”, Alketa Vejsiu sjell në Shqipëri programin e famshëm me VIP-a

Moderatorja Alketa Vejsiu sërish ka marrë vëmendje. Ajo prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Republikës Domenikane por jo vetëm. Me të është parë edhe Vera Grabocka, Aleksandër Frangaj dhe një grup stafi.

Por si qëndron puna? A do të ketë së shpejti ndonjë program të ri në “Klan”?

“News31” zbulon se tashmë “Klan” ka blerë patentën e programit të famshëm që quhet “L’isola dei Famosi” .

Ky lloj programi ka në fokus mbijetesën në një ishull të disa personazheve VIP. VIP-at duhet të jenë pikërisht ata që duhet të bëjnë gjithcka vetë,duke nisur nga gjetja e ushqimeve, strehimi etj.

Por kush do të jenë konkurrentët? Ende nuk dihen emrat.

Mesa duket konkurrenca mes televizioneve si “Klan” dhe “Top Channel” sa vjen edhe rritet. Kujtojmë që “Top Channel” mori një shikueshmëri të jashtëzakonshme me spektaklin “Big Brother VIP Albania”.