Ushtria ukrainase përgatit për luftë civilët: Hiqni sinjalistikat dhe bllokoni rrugët gjatë natës

Teksa lufta në Lindje është futur në ditën e katërt të saj, ushtria ukrainase ka shpërndarë një udhëzim për qytetarët ukrainas në lëvizjen e tyre të rezistencës civile.

Sipas BBC ajo u bën apel atyre të përdorin të gjitha mënyrat dhe mjetet e nevojshme për të luftuar.

“Pavarësisht nëse keni armë ose municione apo jo, ju duhet të përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet që ju gjenden për të luftuar”, thuhet në deklaratë.

Udhëzimi i sugjeron atyre të sajojnë mjete mbrojtëse në rast sulmi, në kushte shtëpie:

Hiqni tabelat rrugore

Rrëzoni pemët për të bërë të pamundur lëvizjen

Përdorni pajisje shpërthyese të bëra në shtëpi

Shkatërroni qendrat kryesore të transportit

Punoni më shumë gjatë natës ose muzgut


Shtuar 27.02.2022 09:51