Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ll, Princ Harry thyen heshtjen (FOTO LAJM)

Princi Harry i tha një turme fansash se Kështjella Windsor ishte “një vend i vetmuar” pa gjyshen e tij të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth ll. Kjo është hera e parë që djali i Mbretit të ri, Charles, flet pas vdekjes së Mbretëreshës.

Duka i Sussex-it udhëtoi nga Balmoral për në Kështjellën Windsor mëngjesin së premtes, ku përshëndeti banorët vendas që ishin bashkuar për nder të monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe, e cila vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare.

“[Është] një vend i vetmuar atje lart tani pa të. Në cilëndo dhomë që të ishte, e ndjeje praninë e saj në të gjithë”- u tha Harry pjesëmarrësve të turmës mbledhur jashtë pallatit mbretëror, shkruan Page Six.

Duka i Sussex-it iu bashkua gruas së tij, Meghan Markle, së bashku me vëllain e tij, Princin William dhe Kate Middleton.

Çiftet mbretërore u ribashkuan jashtë kështjellës Windsor të shtunën mes tensioneve të vazhdueshme mes tyre. Përçarja thuhet se është ndezur që kur Harry dhe Markle, hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni.

Dy çiftet vëzhguan lulet që ishin vendosur për nder të mbretëreshës së ndjerë, një moment që shënoi daljen e tyre të parë publike së bashku që nga Dita e Komonuelthit më 9 Mars.

Një burim mbretëror i tha Page Six se ishte William, ai që ia bëri ftesën vëllait të tij të larguar dhe gruas së tij.