Armina Mevlani feston ditëlindjen, dalin pamjet nga festa (FOTO LAJM)

Armina Mevlani ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen. Ajo mbushi 29-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan dhuratat dhe urimet e shumta.

Së fundmi Armina ka zbuluar pamjet nga festa e ditëlindjes, e cila është organizuar në shtëpinë e saj.

Blogerja është veshur me një fustan blu dhe duket si princesha Jasmine.

Festa është arreduar me motive marokene, siç shkruan dhe Armina në një prej fotove: "Maroku në shtëpinë time".

Shtuar më 07/06/2020, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori