Armina mbyll gojët e liga: S'kam kryer ndërhyrje
Armina Mevlani nuk ka mundur të përballojë dot thashethemet dashakeqe për mundësinë e ndërhyrjes, duke konfirmuar faktin se ajo është natyrale.

Blogerja ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke sqaruar gjithë dyshimet e ndjekësve për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë.

"Për të gjithë ata që më kanë pyetur...Unë jam 100% natyrale dhe nuk kam bërë e as nuk do të bëj kurrë botox", shkruan 25-vjeçarja.

E diskutuar shpesh për ndonjë ndërhyrje të mundshme në pamje, ajo ka vendosur t'i dedikoj kështu një postim të gjithë dyshuesve duke shtuar më tej se "e vetmja gjë që bën në fytyrën e saj janë trajtimet e fytyrës". /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2016, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori