Bilanci i infektimeve, asnjë humbje jeta nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 11 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428.

Ndërkohë vaksinimi është duke vazhduar, por ka pak qytetarë që po e bëjnë këtë tani.

Në 24 orët e fundit MSH njofton se janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19./albeu.com


Shtuar 2.05.2022 16:03