Armela habit fansat: Ja arsyeja e vërtetë pse u ndava nga Damiano! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ata ishin një prej çifteve më të fortë dhe më të përfolur për fitoren e "Big Brother".

Dhe brenda në shtëpinë e BB lidhja e tyre kishte premisa të vijonte për shumë gjatë.

Por duket se dyshja Armela dhe Damiano vendosën t’i japin fund sapo dolën nga Big Brother, kjo pas një zënke mes Armelës, Donjetës dhe motrës së kësaj të fundit e cila e ofendoi Armelën për shkak të ngjyrës dhe prejardhjes.

Por gjatë pasdites së djeshme, ish-banorja e Big Brother 9, në një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, u është përgjigjur pyetjeve të tyre edhe për raportin me Damianon.

Ajo pranoi se e vërteta është që historia e saj me Damianon ka marrë fund. Ata nuk janë më bashkë dhe për këtë Armela ka sqaruar edhe arsyet. Ndarja duket se është përfundimtare: “Ai ka thënë për mua “s’më h… për Armelën, dua ta heq qafe”, tha ajo duke i lënë fansat virtualë të habitur. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori