Arjola tregon pse refuzoi ofertën e Top Channel
Pas largimit të Arjola Shehut nga Klan, ku moderoi “Kush vjen për drekë”, ofertat e reja të punës nuk munguan. Në mesin e tyre erdhi edhe një nga Top Channel të cilën Shehu e refuzoi.

E ftuar ditën e sotme në “Thumb”, moderatorja rrëfeu se eksperiencën në Klan e shijoi tejmase, por tashmë e ka mbyllur ciklin e saj me gatimin.

Me t’u larguar nga “Kush vjen për drekë”, Arjolës i erdhi siç duket një propozim i ngjashëm shkruan blitz.

“Kam refuzuar të drejtoj një program që nuk më përshtatej, pasi u largova nga Klan- i. Pata disa propozime të tjera për të bërë një emision paraditeje. Unë mendoj se nuk është momenti që të ndaloj me formate të tilla. Kam për të përjetuar gjëra të tjera përpara se të bëhem zonjë shtëpie.” sqaroi Shehu duke shtuar se propozimi erdhi nga “Top Channel”.
Shtuar më 23/03/2019, ora 23:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori