Arilena e plas atëherë kur nuk pritej për lidhjen me Florin: As po, as jo!
Që pas "Nëntorit" për Arilena Arën e gjithë kjo periudhë ka qenë sukses i mirëfilltë. E ftuar në "Top Show Magazine" përpos dashurisë për muzikën, deshi s’deshi këngëtarja na tregoi diçka për jetën e saj private.

Ndonëse fillimisht u shpreh se gjithë ky angazhim i madh në muzikë nuk i lë hapsirë mjaftueshëm për një të dashur, Arilena u përgjigj mistershëm.

“Fiksimi i të gjithëve është jeta ime private, po a kam kohë unë për një jetë private?!”- u shpreh duke qeshur.

Sigurisht nuk kishte si të mos diskutohej edhe për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë mes saj dhe Flori Mumajesit. Që pas bashkëpunimit u përfol se mes tyre kishte diçka.

“S’kam qenë në një lidhje me Florin. Unë dhe ai kemi një energji shumë të mirë. Unë jam mirënjohse dhe besnike ndaj kujdo që më ka ndihmuar.”-u përgjigj ajo duke na bërë të kuptojmë se mes tyre s’ka patur gjë shkruan Anabel.

Por papritur në një tjetër moment, Arilena na ktheu sërish dyshimet.

“As po, as jo.”- shtoi ai dhe na trullosi sërish...
Shtuar më 29/12/2017, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori