Arilena Ara flet për jetën private, tregon disa detaje që nuk i dinim
Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara mori vëmendje të madhe me projektin e saj muzikor "Nëntori", me të cilën u prezantua në festivalin muzikor "Kënga Magjike".

Që prej asaj kohe, ajo ka filluar të zhvillojë karrierën e saj dhe jashtë Shqipërisë.

Ajo dha një intervistë për “Jo vetëm modë”, në lidhje me të rejat e fundit nga karriera e këngëtares dhe jo vetëm.

“Unë sapo kam ardhur nga New York. Jam e rezervuar në udhëtimet e mija, qoftë për punë apo për qejf, nuk dua të tregoj shumë, kam dëshirë që puna dhe muzika ime të flasin. Mund të them se në New York kënga sapo ka filluar të luhet. Në New York isha për të punuar muzikë të re dhe gjëra të reja do vijnë shumë shpejt”, paralajmëroi këngëtarja.

Për jetën private, vetë këngëtarja rrëfen se angazhimi në muzikë nuk i lë kohë mjaftueshëm për të krijuar marrëdhënie me një partner, megjithatë 19-vjeçarja nuk i thotë jo ndonjë propozimi në horizont.

“Të të them nuk kam kohë do të duket e çuditshme. Nuk kam asgjë për momentin, jam e re dhe e fuqishme. Nuk është se nuk dua, kur të ndodhë do të ndodhë dhe do të jetë një gjë e bukur. Nuk është se po e kërkoj, nuk jam njeri që planifikoj në lidhje me jetën sentimentale”, përfundoi këngëtarja.
Shtuar më 18/03/2018, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori