Qetësia para stuhisë! Kështu mund ta cilësojmë këtë periudhë për Arilenën dhe
Albanin që kanë qëndruar pak në heshtje këto muaj.
Por, jo më kot. Ata paska përgatitur një super
bashkëpunim që pritet të vijë së
shpejti. Sipas “News31.al” dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, për të cilin nuk ka ende një datë publikimi.
Raportohet se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë, teksa kujtojmë se kjo është hera e parë që ata bëhen bashkë në një projekt.
Pak ditë më parë partneri dhe menaxheri i Arilenës Popi Kola tha se ajo do vijë së
shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por për momentin nuk kemi detaje të reja.
Risjellim në vëmendje se pas pjesëmarrjes së saj në festivalin e RTSH me këngën “Shaj”, që doli edhe kënga triumfuese,
Arilena nuk ka publikuar projekte të reja.
E njëjta gjë vlen edhe për
Albanin, i cili ndryshe nga sa jemi mësuar këtë vit nuk ka qenë shumë aktiv me prurje të reja.
Projekti i tij i fundit erdhi 5 muaj më parë, në
bashkëpunim me Elgit Dodën dhe titullohet “Parajsa ime”.
Albani dhe
Arilena janë njohur në “X Factor Albania 2”, ku këngëtari ishte pjesë e jurisë, kurse
Arilena konkurrente. Ajo ngriti kupën e atij edicioni të kompeticionit, që i hapi asaj rrugën drejt industrisë së muzikës.
Voili, sot ajo po bashkëpunon me
Albanin, me të cilin ka edhe miqësi të fortë.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 14:46