“Vota është fiktive”, Berisha akuza Ramës: Paguan kujdestaren e breshkave tre herë më shumë se paga mesatare

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e ka kthyer Shqipërinë në diktaturë dhe se vota e shqiptarëve është fiktive.

“Parlamenti është shndërruar nga kjo pseudomzhorancë në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz tuaj dhe familjeve tuaj. E tëra në drogën krimin dhe vjedhjen është sot për sot pas pseudomazhorancës së Lukshenkos, më e damkosura në Europë. Sot kjo pseudomazhorancë, pas dhunimit të votës së lirë, ka ulur Shqipërinë në 4 shkallë, nën Vietnamin. Republika e Shqipërisë është një diktaturë, që bazohet në krim dhe drogë si dhe vjedhjen e qytetarëve. Në këtë vend vota është fiktive. Të gjitha këto vijnë sepse vendimet i merr krimi e drogë. Kjo është e vërteta. Për Edi Ramën nuk ka ligje e kushtetutë që pengon vjedhjet e tij, nuk ka standard moral që t’i diktojë atij një moral. Ai njeriu ka udhëtuar 137 herë me charter, një çmenduri të tillë abuzive nuk ia lejuar vetes asnjë korruptor tjetër. Ca është kjo mor? Këta nuk mendojnë për ju, ju shohin si qenie inferiore për t’ju shtypur e mashtruar. Kujdestaren e breshkave e paguan 3 herë më shumë se një pagë e mesme”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 19:54