Ariana Grande nuk i mban dot lotët në koncertin e fundit, flet hapur me publikun (VIDEO)
Ariana Grande ka nisur turin e radhës së koncerteve dhe është shfaqur shumë e emocionuar para publikut që kishte shkuar për ta ndjekur.

Teksa këndonte ajo u shfaq e përlotur dhe foli hapur për ndjesitë e saj dhe gjendjen e rënduar emocionale. Ariana ndaloi performancën pasi nuk mundi të mbajë lotët dhe vazhdoi të qante për disa minuta, duke rrëfyer se e ka shumë të vështirë të balancojë jetë profesionale me atë personale dhe turi e bën edhe më keq për shkak të presionit që ndjen.

“Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”, u shpreh më tej ajo. Video është xhiruar nga fansat dhe është publikuar në platformën ‘Youtube’.
Shtuar më 08/07/2019, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori