“Të ndjek sepse më ngjan me ish-in”, ja ç’ka për t’i thënë Klea Huta ndjekësit të saj (FOTO LAJM)

Klea Huta ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit, të cilët i ka pyetur për arsyen që ata e ndjekin në Instagram. Mirëpo, njëri prej tyre ka dhënë një përgjigje të pazakontë duke thënë: “Më ngjan me ex-in tim ndaj të ndjek.” Klea ia ka kthyer me humor: “E paske patur yll more djalë!”

Sa i përket anës profesionale, Klea do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Dikush e ka pyetur: “Me çfarë projekti do të shohim në ekran?” “Mezi pres t’jua them…”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë. Kujtojmë që Klea është prej disa vitesh me kantautorin Elgit Doda.

 


Shtuar 31.08.2022 10:18