Formacionet e mundshme Shakhtar-Inter, De Vrij dhe Sanchez jashtë

Inter do të përballet në orën 18:45 ndaj Shakhtarit në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e grupit të Champions League.

Zikaltërit e Inzaghit do të luajnë vetëm për fitore pasi një 3 pikësh do t’i dërgonte në kuotën e 10 pikëve dhe në darkë do të prisnin sfidën e Realit me Sheriffin, gjë për të cilën nëse spanjollët do të humbasin pikë , do të dërgonin zikaltërit në vendin e parë.

Shakhtar ndodhet në vendin e fundit me një pikë dhe pothuajse janë jashtë Champions League.

Interi nuk do të ketë në dispozicion sot De Vrij dhe Sanchez për shkaqe dëmtimi./h.ll/albeu.com

Formacionet e mundshme:


Shtuar 24.11.2021 15:40