Arditit i del situata nga kontrolli, Blerina i nxjerr në shesh të vërtetën
Pëlqej
Blerina Bombaj është padyshim dietologia më e njohur shqiptare, dhe që gjithmonë vë theksin në ushqimet bio duke u kujdesur kryesisht për dietat ushqimore të VIP-ave.

E ftuar në RTSH në një bisedë me gazetarin Eraldo Rexho, Bombaj ka rrëfyer disa sekrete të punës së saj.

“Ka nga ata që janë shumë tekanjozë, kërkojnë t’i kenë dietat sipas shijeve të tyre. Mirëpo kur shkon tek dietologu nuk mund të hash ato që do ti, por ato që duhen”, ka thënë Bombaj.

E pyetur nga Rexho se cili prej VIP-ave ka humbur më shumë kilogramë, Bombaj tha se për çështje etike nuk mund të thotë emra.

“Për arsye privatësie s’mund të them emra, por mund të përmend Arditin. Sot isha me të dhe më tha që nga festat ka shtuar 4 kilogramë”, tregoi duke qeshur Bombaj e cila me rubrikën e saj “Ne jemi çfarë hamë”, është pjesë e pandarë e “Të Dielës Shqiptare." /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori