Arditi publikon videon qesharake, Bes Kallaku i bën të gjithë të qeshin ( VIDEO)
Moderatori shumë i dashur për publikun Ardit Gjebrea ka publikuar në rrjete sociale një
video ku shfaqet duke xhiruar seritë e reja të rubrikës “Për drekë me mua”.
Në Instagram ai ka postuar një
video ku ka treguar se këtë herë të ftuar do të jenë
aktori Bes
Kallaku,
aktori Erion Isai dhe moderatorja Arjola Shehu.
Por gjithashtu
Arditi ka sjellë për ndjekësit e tij momente nga xhirimet.
“Ja çfarë i ndodh operatorit të zërit gjatë xhirimeve kur ngre zërin,”-përfundon
Arditi. Pas këtij momenti të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2018,
ora 16:10