Ardit Gjebrea sqaron statusin për Fevziun: Pse gënjeni?
Pas lajmit për largimin e Blendi Fevziut nga Tv Klan, vijon të pompohet gjithnjë e më tepër, brenda televizionit vijojnë polemikat.

Para pak ditësh Ardit Gjebrea kishte ditëlindjen ku e festoi mes miqsh dhe mes tyre dhe drejtorin e Klanit.

Ai u shpreh se "Gjenerali do e bente televizionin edhe me të rinj". Kaq mjaftoi që në media të përhapej fjala se kji i drejtohej Blendit.

Ai e ka përgënjeshtruar një fakt të tillë duke shkruar në llogarinë e tij në facebook statusin: “Po pse gënjeni? Po ku e gjetët? Për mua Sandri nuk është gjeneral, dhe kjo fjalë as që bën pjesë në fjalorin tim, nuk e përdor, ai është pronari.

Mirënjohja ime për të lidhej sepse këtë muaj festoj 15 vite në “Klan” dhe jam me fat që vijoj të jem me “E diela Shqiptare”,pasi mund të ishte dikush tjetër dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi ynë mund të mos ishte.

Ku hyn Fevziu këtu? Por sigurisht ka edhe dhurata të tilla për ditëlindje”- ka reaguar i indinjuar prezantuesi i 'E diela shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori