Kastro Zizo reagoi dje nëpërmjet një statusi në “Facebook” për mënyrën se si e kishin
votuar. Ai u shpreh i indinjuar për faktin që disa kolegë të tij nuk e kishin
votuar me shumë pikë në “Kënga Magjike”.
Kjo çështje u bë pjesë debati edhe tek e “E diela shqiptare”.
“Më mirë më jep 0 pikë sesa 1 pikë!”, u shpreh
Kastro.
Me 1 pikë Kastron e kishte
votuar Klint Çollaku.
Reagimi i Arditit ishte i menjëhershëm. Ai i nxori listën e
pikëve që ka dhënë
Kastro, ku shihet se dhe ai i ka dhënë shumë pak pikë për
Klint Çollakun.
Në këtë moment ndërhyri edhe Kliti, i cili tha se e dinte që
Kastro nuk do e vlerësonte me shumë pikë edhe pse i kishte thënë që kënga ishte perfekte. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017,
ora 11:14