Ardit Gjebrea reagon pas kandidimit të Erion Isait si kryebashkiak (FOTO LAJM)

Pak pasi Kryesia e PS-së zyrtarizoi emrin e aktorit Erion Isai, si kandidatin e saj për kryebashkiak te Kolonjës, Ardit Gjebrea ka reaguar me nje mesazh për Isain.

“Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur!”- ka shkruar ai ne nje postim ne rrjetet sociale.

Nga ana e tij, Isai, nuk e ka lene pa pergjigje kete urim dhe krahasim te bere nga ana e prezantuesit dhe producentit te njohur, duke reaguar me kete shenim:

“Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea, ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”- janë fjalët e Erionit në foto.
Shtuar më 11/05/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori