Ardit Gjebrea kalon një situatë stresuese, ja çfarë ndodhi sot te "E diela Shqiptare"

Teksa moderatori i suksesshëm, Ardit Gjebrea prezantonte emisionin e tij si cdo herë “E diela Shqiptare, papritur u ndërpre energjia elektrike. E kjo nuk është diçka që bën çudi në vendin tonë, por kur kjo gjë ndodh live në televizion sigurisht që nuk kalon pa u vënë re.

Fillimisht u pa se Gjebrea u ndje paksa në befasi, gjithsesi kjo nuk u kthye në një shqetësim për të, përkundrazi.

Ai ka ditur ta kalojë shumë mirë duke bërë batuta, madje duke postuar dhe një fotograf në profilin e tij në Instagram, nën të cilën shkruan: “Ja, sa te vëmë në punë gjeneratorin dhe fillojmë përsëri programin tonë. Kur je live, edhe pse nuk duam, dalin disa probleme sistemi elektrik. Durim!”

Ky moment është vënë re nga të gjithë ndjekësit e moderatorit të njohur, të cilët e përgëzojnë për reagimin dhe me shaka i shkruajnë se “e kanë marrë më sysh”. /Albeu.com/
Shtuar më 26/06/2016, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori