Kishte ardhur koha që të kishim një tjetër projekt nga dy artistët e famshëm Ardit Çuni dhe Eranda Libohova e ku ka më mirë se një
bashkëpunim midis tyre?!
Dy këngëtarët kanë konfirmuar nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’ se janë në përfundim të bashkëpunimit të tyre që pritet të dalë në fund të janarit.
Projekti më i fundit i Arditit është “Je Mama” i lançuar rreth 6 muaj më parë
ndërsa për
Erandën është “Tkam Tregu” i publikuar para 5 muajsh.
Tashmë, dy artistët shumë të dashur për publikun shqiptar janë bashkuar për një prurje të re. I kontaktuar nga Top Albania Radio, Arditi ka ndarë me ne disa detaje të tjera rreth këtij
projekti. Ai ka theksuar se kjo prurje është e tija dhe ka ftuar
Erandën në një
bashkëpunim sepse donte të vinte ndryshe, me një tjetër stil muzikor.
Sa i përket këngës, ajo është punuar nga Marsel Gunga
ndërsa teksti është nga 2Step. Ky projekt i cili do të mirëpresë Shën Valentitin do të shoqërohet edhe një klip të punuar nga ‘'Sebastian Production'’. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018,
ora 17:11