Ardian Bujupi bën publike lidhjen, vajza që i ka "rrëmbyer" zemrën qenka një yll (FOTO LAJM)
Ardian Bujupi ka vendosur të bëjë publike lidhjen e dashurisë me një vajzë me emrin
Sabrine. Këngëtari shqiptar ka postuar disa foto me partneren, e cila është e famshme në
Gjermani.
Sabrine Khan është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në
Gjermani. Ajo është 22 vjeç dhe njihet si kërcimtare nga
videot që publikon në Youtube.
Sabrine është gjithashtu edhe protagoniste në klipin e
Ardian Bujupit me titull "Modela".
Kërcimtarja është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot apo
videot me Ardianin.
Shtuar më 12/06/2020,
ora 13:54