Modelja shqiptare martohet me sipërmarrësin zviceran, pamjet nga ceremonia përrallore (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Bleta Gashi, i ka dhënë fund beqarisë të premten. Ceremonia është zhvilluar në jug të Italisë, në një nga zonat më të bukura, e njëkohësisht edhe më luksoze.

Lajmi i bukur është bërë i ditur nga vetë 28-vjeçarja, e cila ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga dita e saj e veçantë. Ajo shfaqet shumë elegante me fustanin e nusërisë.

Nuk dihet shumë për partnerin e Bletës, por ai besohet të jetë sipërmarrës zviceran.

Kujtojmë se Bleta e nisi karrierën rreth 10 vite më parë si modele e Miss në gara të ndryshme. Prej disa kohësh, ajo është më e distancuar nga televizioni.