"Arbenitën do ta largojmë nga Fero", reperi shqiptar shpall luftë të hapur (FOTO LAJM)
Fero dhe Arbenita prej kohësh janë së bashku e kanë krijuar fansat e tyre, por ka edhe nga ata që nuk i simpatizojnë si çift. Një prej tyre është reperi
Ferro (me dy R) i cili i ftuar mbrëmjen e djeshme në "Zonë e lirë", ka treguar se nuk e pëlqen aspak reperin nga Kosova,
Fero.
"Unë emrin e kam me Rr dhe sepse s’më pëlqen shumë si tip ai, është fallco. Arbenitën do ta largojmë nga
Fero, nuk i bën mirë”, ka thënë
Ferro në emision.
Gjatë emisionit
Ferro ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e OTR duke thënë: "E kam takuar Noizyn, kemi fol rreth muzikës, më ka thënë kritikat e tij si artist i vjetër. Unë dua të punoj me OTR, të më kenë në menaxhim. Noizy më ka hap derën, shumë djalë i thjeshtë. Duhet të kem lekët e mia, të futem në OTR".
Shtuar më 12/10/2019,
ora 11:10