Trondit Berisha: Ministrat dhe Veliaj orgji në “nightclube”, ka foto

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka tronditur me deklaratën e tij.

Sipas tij, kryebashkiaku Veliaj dhe ministrat kanë bërë orgji në clubet e natës në Tiranës dhe janë të fotografuar.

Berisha: Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira, kanë bërë orgjira në “Night Clube” dhe lokale gjysëm errësirë të Tiranës. Janë të fotografuar. Po, fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo…por kjo që them është e sigurtë. Ka një hetim ndërkombëtare. Ne do japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim. Komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Ramën, Ballukun dhe Veliajn.


Shtuar 10.02.2023 12:29