Arbana vendos përfundimisht për të ardhmen e saj në Top Channel (VIDEO)
Moderatorja, Arbana Osmani ditët e fundit është bërë kryelajmi i mediave rozë, ku thuhej se pas një sherri me drejtuesit e Top Channel ajo do të largohej.

Por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodh, pasi vetë Top Channel ka përgatitur një artikull ku shkruan se emisioni do të vijoi normalisht.


"“Dua të të bëj të lumtur” sonte në mbrëmje në ekranin e Top Channel sjell sërish histori frymëzimi dhe mirënjohjeje.

Nën moderimin dhe autorësinë e Arbana Osmanit, “Dua të të bëj të lumtur” do të jetë pranë çdo familjeje shqiptare duke përcjellë emocionet më të paharrueshme për teleshikuesit shqiptarë.

Arbana dhe stafi i “Dua të të bëj të lumtur”, puntatën e kësaj mbrëmjeje përcjellin një natë magjike, me çaste të paharrueshme për personazhe që kanë njohur sakrificat dhe për emra si Alban Dudushi që gjendet para ekranit mes dilemës se kush është në anën tjetër.", shkruan TCh./albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori