Arbana tregon për herë të parë fytyrën e njeriut më të rëndësishëm në jetën e saj
Një prej moderatoreve më të njohura të ekranit shqiptar,
Arbana Osmani, është munduar gjithmonë ta mbajë larg syrit të mediave
jetën e saj private dhe të
birin 3-vjeçar, Jonin.
Rrallëherë ajo ka ndarë me ndjekësit foto të vogëlushit, ku ai shfaqej i kthyer me kurriz, pasi
Arbana preferonte të mos ja tregonte fytyrën.
Mirëpo siç e shohim, ditën e sotme
moderatorja ka ndërruar mendje shkruan xing.al.
Ajo ka lëvizur jashtë Shqipërisë për të kaluar një fundjavë të qetë me të
birin dhe për herë të parë
moderatorja ka treguar më shumë se zakonisht nga portreti i tij, të cilin e ka fotografuar teksa shikon kafshët në kopshtin zoologjik që kishin vizituar.
Shtuar më 13/10/2018,
ora 16:27