Arbana rrëfen fillimet në media: Sot miku im, por dikur më mbylli derën në fytyrë
Sot, 20 vjet pas asaj mbylljeje dere, Bojken Lako, kantautori i njohur shqiptar, duhet të ndihet pak keq. Një prej emrave më të rëndësishëm jo vetëm të muzikës së vërtetë shqiptare, por edhe një emër i lidhur ngushtë me Top Albanian Radion, Boku, ashtu siç e njohin të gjithë, nuk paska qenë edhe aq i mirë në fillimet e veta.

Qysh në krijimin e radios së të gjithë shqiptarëve, 20 vjet më parë, kantautori gëzonte postet drejtuese dhe si një prej përzgjedhësve të prurjeje të reja edhe në prezantim, kishte të drejtë të vendoste për të rinjtë që i bashkoheshin rrugëtimit në Top Radio.

Por Arbanës ia paska mbyllur derën. Sikur t’ia merrte mendja në atë kohë që pas 20-vjetësh, ajo do të ishte një prej figurave më të dashura të Top Channel, madje, edhe një prej mikeshave të tij më të mira.

Në ditëlindjen e 20-të të Top Albania Radios, Arbana Osmani kujton fillimet. E lumtur për kaq shumë vite sa ka kaluar në Top, ajo nuk ka më asnjë keqardhje, përkundrazi, rrëfen me shumë krenari sfidat që i është dashur të kalojë për të ardhur deri këtu shkruan Class.

“Kujtova atë ditë, kur pa më thënë asnjeri asgjë, unë thjesht e kisha dëgjuar te radio, trokita te dera e radios, doli Bojkeni dhe i thashë: “A keni nevojë për prezantuese?” Më tha “Jo, s’kemi.” Ma mbylli derën”, – tregon Arbana me të qeshur.

“Pastaj, 6 muaj më vonë, u bë një audicion, sepse kishin nevojë për prezantuese, dhe unë fitova audicionin. Por herën e parë më është mbyllur dera.”

Ndoshta për shembullin e të gjithëve, Arbana tregon edhe një herë se, kur e do me forcë diçka, sado dyer të mbyllen, këmbëngulja nuk të lë kurrë në baltë. Ashtu si nuk la atë.

Megjithatë, Bojken Lako duhet të ndihet pak keq, gjithsesi.
Shtuar më 15/02/2018, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori