Arbana Osmani zbulon përse mbeti në lëndën e Iris Luarasit: Im atë ishte pa punë
Pedagogia Iris Luarasi, në emisionin “Shiko kush luan”, zbuloi disa studentë VIP që i ka ngelur në shkollë, dhe mes tyre ishte edhe Arbana Osmani.

Irisi tha se ajo nuk e frekuentoi lëndën “Gazetaria e Radios”, dhe për pasojë përsëriti lëndën.

Lidhur me këtë deklaratë të pedagoges, ka reaguar moderatorja e mirënjohur, e cila ka sqaruar se pse ajo nuk kishte patur mundësi për të frekuentuar këtë lëndë.

Ajo shkruan në një postim në Instagram, se në atë periudhë, kishte fituar një vend pune, që për të ishte një shans për jetën.


Në të njëjtën kohë, i duhej të luftonte për të përmbushur pasionin e saj për radion, e njëkohësisht të ndihmonte familjen, pasi mundësitë ekonomike ishin të pakta.

Arbana kujton kohën kur në atë periudhë, i ati ishte i papunë, dhe jetonin në një shtëpi të vogël me qira. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2019, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori