Arbana Osmani tashmë me shtëpi të re, një dhomë vetëm për garderobën (FOTO LAJM)
Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura e më të komentuara në mediat rozë.

Prej kohësh ajo po flitet për një lidhje dashurie me regjisorin Eduart Grishajn ku shpesh i komentojnë njëri tjetrit fjalë të ëmbla në rrjete sociale.

Por së fundmi, ajo që po tërheq vëmendje është shtëpia e Arbanës.
Pak ditë më parë ishte Xhemi, mikesha e saj më e mirë që tregoi një pamje nga shtëpia e moderatores.

“Gazeta Blic” bën të ditur se Arbana së fundmi ka blerë një shtëpi të re.

Në foton e publikuar shihet se moderatorja ka një dhomë gjigante për veshjet, të arreduar me stil modern
Shtuar më 20/08/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori