Arbana Osmani për rikthimin e "Big Brother": Kam dilemat e mia për këtë format (FOTO LAJM)

Prej kohësh përflitet për rikthimin e "Big Brother", rikthim ky i konfirmuar edhe nga "Top Channel" në shtator të këtij viti. Gjatë festës së madhe të përvitshme të “Top Medias“, prezantuesit Isli Islami dhe Ori Nebiaj zbuluan programet që do të shfaqeshin në “Top Channel” dhe mes tyre ishte edhe “Big Brother”.

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani në një intervistë për "Revistën Who" foli rreth rikthimit të mundshëm të këtij programacioni dhe mundësisë për të qenë ajo moderatorja e “Big Brother”. Arbana tha se ka dilemat e saj në lidhje me këtë rikthim dhe theksoi se nuk është e bindur nëse do të jetë ajo apo jo prezantuesja e "Big Brother".

"Të them të drejtën nuk e di në do ta drejtoj unë sërish. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standadet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me ‘Big Brother’ këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma", theksoi ajo, duke vlerësuar shumë profilizimin e saj në një emër të vetëm, siç është “Dua të të bëji të lumtur”, i cili transmetohet prej tre vitesh.

Shtuar më 29/10/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori