Arbana Osmani nuk ishte në dasmën e Ledionit dhe Sarës, por tani zbuloi gjithçka
dasmën e shumë përfolur të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, nuk kishte si të mos vihej re mungesa e Arbana Osmanit. Ndryshe nga Eno Popi dhe Xhemi, moderatorja nuk ishte prezente, ashtu siç jemi mësuar t’i shohim shpesh bashkë të 4-ët miqtë.

Mungesa e saj në dasmën e trashëgimtares së Top Channel-it dhe një prej miqve të saj më të ngushtë, sigurisht bëri që të aludohej se mes tyre ka diçka që s’shkon.

Por, ja që ndonjëherë gjërat nuk janë siç duken. Pak orë më parë, në një nga fotot e dasmës që Sara postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, ajo çfarë ra në sy ishte komenti i Arbana Osmanit.

“Kaqq bukur!”- shkruan ajo duke e shoqëruar komentin e saj me ikona në formë zemre shkruan anabel.

Kaq mjafton për të shuar zërat që thonë se marrëdhënia mes tyre mund të jetë ftohur. Me siguri, moderatorja ka patur ndonjë arsye të fortë që e ka detyruar të mos jete prezente në dasmë, por edhe nëse mes tyre ka patur ndonjë zënkë, duket se tani gjithçka është hedhur pas krahëve.
Shtuar më 15/09/2018, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori