Zjarr në një kazino në Kamboxhia, 19 të vdekur, 30 të zhdukur

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu në mesnatë një kazino brenda një hoteli, në një qytet kamboxhian në kufi me Tajlandën.

Zyrtarët thanë të enjten se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë.

“Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20“, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.

Po sipas tyre gjashtëdhjetë persona ishin plagosur. Pamje filmike nga vendngjarja tregonin se situata tashmë ishte nën kontroll. VOA


Shtuar 29.12.2022 17:27