E rëndë, daja plagos me thikë nipin në Shkodër (emrat)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Një sherr me dajës dhe nipit ka degraduar deri në përdorimin e dhunës.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur 44-vjeçari Bledar Troshani, i cili pas sherrit është sulmuar me thikë nga daja i tij, Zyhdi Shpejtimi.

Ky i fundit është arrestuar nga policia e Shkodrës, ndërsa nipi ndodhet në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se sherri mes dajës e nipit ka dodhur në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Njoftimi I policisë

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër

Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi, kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Z. Sh., banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.

Grupi hetimore po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarjeje.

/albeu.com/