Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Arbana Osmani është shtatzënë, heq dorë nga ekrani (FOTO LAJM)

Pëlqej
Prezantuesja e mirënjohur dhe aq e dashur për publikun Arbana Osmani është shtatzënë. Ajo është rrëfyer për jetën e saj personale në emisionin e “Jamais Vu” të Mustafa Nanos, ndërsa na ka zbuluar një surprizë të bukur.

Moderatorja e njohur ka deklaruar se po pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, me të cilën bashkëjeton prej vitesh. Në të njëjtën kohë ajo ka bërë me dije se do heqë dorë nga ekrani për një kohë të papërcaktuar.

“Është fat që të bekohesh me një fëmijë. Unë po bekohem me një fëmijë, sepse aktualisht jam shtatzënë. E kam menduar shtatzaninë si një periudhë shumë të bukur.

Kemi vendosur ta mbajmë jashtë fokusit të punës sime, sepse unë do shkëputem nga televizioni për ca kohë. Ndoshta një vit, dy vjet, akoma nuk e di. Unë do tërhiqem sepse e kam vendosur dhe të gjithë drejtuesit janë treguar shumë të mirë me mua, pasi më kanë kuptuar.

Është një dhuratë që i'a bëj vetes, sepse unë kam punuar që në moshën 15 vjeçare”, ka thënë Arbana Osmani.

Arbana nuk ka treguar se prej sa kohësh është shtatzënë ose gjininë e fëmijës, por ka nënvizuar se për të është një gjë shumë e rëndësishme fakti se do bëhet nënë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori