Arbana Osmani dhe Jonida Shehu dikur paskan ngelur në klasën e Iris Luarasit
Pedagoge në Departamentin e Gazetarisë, Iris Luarasi ka qenë këtë herë e ftuar në “Shiko Kush LUAN”, ku ka zbuluar një fakt interesant lidhur me disa nga ish-studentët e saj, që tashmë janë emra mjaft të njohur për publikun.

Loja “Ndaje ose Haje” ka qenë ajo që e ka bërë Irisin të japë disa përgjigje.

Pyetur se cili personazh i njohur, dikur ish-student i Luarasit, ka mbetur në klasë, pedagogia dhe njëkohësisht një nga zërat më të fuqishëm kundër dhunës në familje dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut ka dhënë plot katër emra.

“Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq dhe janë nga emrat më të njohur të gazetatisë shqiptare por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasën time dhe janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Arban Hasani.” /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori