Arbana Osmani "arratiset" në Turqi, kë quan familje moderatorja (FOTO LAJM)

Pushimet për moderatoren e njohur Arbana Osmani, mesa duket nuk kanë të mbaruar.

Pas pushimeve në Spanjë me stafin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” që ajo drejton, ka udhëtuar drejt Turqisë për të pushuar me djalin e saj Jonin, në resortin luksoz.

Përmes disa videove dhe fotove të postuara në rrjetin social Arbana ka treguar edhe pamjet nga resorti luksoz në Turqi, ku shkruan se është koha e pushimeve me famijen. Përveç djalit të saj Jonit, nuk e tregon nëse është edhe nën shoqërinë e dikujt tjetër, duke qenë se tek komenti “Family time” lë kuptohet më shumë.

Pra bëhet fjalë për regjizorin Eduard Grishaj, me te cilin është përfolur që moderatorja të jetë në një lidhje.

Megjithatë shumë foto që Arbana poston në rrjetet sociale, janë nga të njëjtat vende nga ku poston dhe Eduardi.

Parandaj mbetet për t’u parë nëse Arbana është edhe nën shoqërinë e Eduardit apo ka zgjedhur të shijojë pushimet në Turqi vetëm me djalin e saj.
Shtuar më 17/07/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori