Arbana nuk mban dot lotët për Adelën: Jam duke luftuar!

Koncerti i sotëm për kujtim dhe nder të Adelës ka bërë bashkë jo pak figura të botës së showbizit.

Adelajda Xhamani u nda nga jeta një vit më parë në mënyrë shumë të papritur, duke shkaktuar shumë dhimbje te miqtë, të afërmit por edhe publiku.

Koncerti i sotëm, është një koncert humanitar dhe shuma që do sigurohet nga shitja e biletave do të shkojë për të ndihmuar një vajzë që nuk ka mundësi ekonomike për të vazhduar shkollën.

Arbana ka qënë duke luftuar me lotët teksa ka prezantuar koncertin dhe ndjenjat e saj moderatorja i ka shprehur edhe me një postim në Instagram.

"Duke luftuar me lotet sonte gjate prezantimit te koncertit Ne vend te Adeles", ka shkruar Arbana. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori