Arbana largohet nga Top Channel? Zbulohet sherri
Që prej ditës së djeshme, po bën bujë të madhe në media lajmi se moderatorja e "Dua të të bëj të lumtur", Arbana Osmani, do t'a braktiste emisionin e saj në mes të sezonit.

Shkak për këtë ishte bërë sherri me drejtorin e televizionit, Ben Blushin. Megjithatë, pas 48 orëve negociata prej të dyja palëve, Arbana vendosi të qëndrojë në Top Channel.

Eshte zbuluar se arsyeja e konfliktit mes tyre ishte fakti që Arbana nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur si financiar, ashtu edhe teknik, shkruan "Tiranapost.al". Por duket se gjërat mes tyre tashmë janë zgjidhur dhe Arbana do të vazhdojë të jetë pjesë e televizionit, duke prezantuar emisionin më të dashur për shqiptarët, "Dua të të bëj të lumtur".
Shtuar më 06/03/2019, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori