Arbana bëhet sërish nënë, Xhemi s'mund të mungonte me dhuratën speciale (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj me një foto nga spitali, ku ka zbuluar se vogëlushin e kanë quajtur, Diell.

Ndërkohë, mikesha e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me një arush gjigant dhe tregon se po shkon për të surprizuar vogëlushin.

“Me Luken drejt Diellit”, shkruan Xhemi.
Shtuar më 20/10/2020, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori