U2 kanë qënë të
ftuarit special të kompanisë
Apple. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, të
ftuarit specialë gjatë prezantimit në Cupertino të Kalifornisë ishin grupi U2. Bono, së bashku me anëtarët e grupit u ngjitën në skenë, ku prezantuan
albumin më të ri “
Songs of
Innocence”, që deri në 13 tetor do të jetë falas në iTunes dhe më pas, pritet të dalë versioni me pagesë. Mësohet se albumi i ri do t’i dhurohet për rreth një muaj 500 milionë përdoruesve. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014,
ora 15:01