Xhaferraj rikujton dosjen 339: Po topi i gazetës “Bild”?

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka ngritur sot pyetjen se në çfarë faze janë hetimet për vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak.

Xhaferraj i referohet pikërisht dosjes 339 të hapur pas publikimit në gazetën gjermane Bild ku u dëshmua vjedhja e votave përmes përgjimeve.

“Një pyetje kisha për zonjën Ambasadore: Po topi i gazetës “Bild”, do vazhdojë të qëndrojë në ajër?”, shkruan Xhaferraj.


Shtuar 4.06.2020 19:10