Anxhelina me mesazh pikëllues për dashurinë e humbur (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare në Gjermani, Angelina Shala zuri ballinat e mediave pas publikimit nga ana e saj të disa fotografive me deputetin e martuar në Kosovë, Haxhi Shala. Ajo prentendoi se kishin një histori dashurie bashkë dhe madje ka publikuar edhe një fotografi intime me të, shkruan albeu.com.

Gjithashtu këngëtarja Anxhelina edhe në një intervistë ekskluzive për Albeu.com kishte rrëfyer se ende ishte e dashuruar me Haxhi Shalën.

Por, kjo u mohua nga deputeti i NISMA për Kosovën e sipas Anxhelinës familjarët e tij e kanë kërcënuar atë.

E megjithate duket se kjo histori dashurie përfundoi si një kujtim plot dhimbje pasi Anxhelina ka fshirë fotografitë me të nga profili zyrtar në Instagram.

Ajo tashmë po publikon edhe thënie e vargje të një dashurie të humbur.

Sipas një postimi më të fundit të këngëtares vërehet se ka një ndarje nga kjo e fundit./albeu.com/

Shtuar më 04/10/2017, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori