Anxhelina dhe Beatrix i mësojnë shqip grimierit të Kardashianëve
Pëlqej
Ashtu siç e kemi vënë re nga rrjetet sociale dhe pas masterclass-it të parë të atij rangu në vendin tonë, dy kushërirat e njohura, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj ndodhen në Prishtinë bashkë me make up artistin e Kim, Kylie dhe Kendall Jenner, Ariel Tejada.

E nëse do të “lundrojmë” në rrjetet sociale të vajzave do të mund të shohim se po ja kalojnë mjaft mirë në kryeqytetin kosovar.

Ama, atje i kanë vendosur vetes një qëllim të ri: t’i mësojnë Arielit gjuhën dhe historinë shqiptare shkruan blitz.al!

Fillimisht, ishte Anxhelina ajo që e hapi këtë sfidë duke postuar një video të Arielit teksa shqiptonte emrin e Azem Galicës. Të njejtën gjë ka vendosur të bëjë edhe Beatrixi, duke postuar një video ku shfaqet në dhomën e hotelit dhe i tregon grimierit të njohur për… Azem Galicën.

Në pamje të parë duket si mision i pamundur, por derisa Agnesa dhe Anxhelina arritën të organizojnë masterclass-in e parë në Shqipëri me Arielin e Kylie-t dhe Kim-it, sigurisht që edhe kjo do të jetë një “misioni u krye me sukses”.
Shtuar më 13/10/2017, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori