Sapo kishte dalë nga burgu, kush është personi që qëlloi me armë në Vlorë

Policia ka rrethuar zonën e ish-fushës së Aviacionit në Vlorë pasi u raportuan disa të shtëna me armë zjarri nga banorëve.

Sapo mbërritën në vendngjarje, uniformat blu, informuan se bëhet fjalë për një konflikt midis disa personash.

Mesa duket një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, por nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Konflikti fillimisht ishte verbal më pas u nxorrën armët. Mësohet se autori është identifikuar si Ervis Dollani, me origjinë nga Berati dhe rritur në Vlorë.

Ky i fundit doli një muaj më parë nga burgu, dhe sot qëlloi 5 herë në ajër.


Shtuar 14.02.2022 20:16

Tags: , ,